Papiruset dëshmojnë vizitat e alienëve në Egjiptin e lashtë

  • 26 April 2018 - 09:31
Papiruset dëshmojnë vizitat e alienëve në Egjiptin e lashtë

Njëri ndër tekstet më intriguese antike, Papirusi ‘Tulli’, rrëfen rreth njërit prej rasteve më të vjetra të pamjes masive të UFO-ve. Në vitin 1933, Alberto Tulli, drejtor i seksionit të egjiptologjisë në Muzeun e Vatikanit, zbuloi një papirus unik në njërin prej dyqaneve të antikiteteve në Kajro, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për fat të keq, ai dokument ishte tepër i shtrenjtë bile edhe për Vatikanin, prandaj Tulli vendosi që t’i kopjonte disa nga segmentet e tij. Kur ai ishte kthyer më vonë, papirusi nuk gjendej më. Dy dekada më pas, egjiptologu italian princ Boris de Rachewiltz, bëri me dije se kishte gjetur papirusin, të cilin bashkë me disa të tjerë, edhe e përktheu.

Në atë tekst flitet për disqe fluturuese, ku edhe ka vizatime që ngjajnë shumë me UFO-t. Ka kohë që ndërtimi i piramidave dhe strukturave të tjera madhështore antike, shpjegohet si vepër e alienëve, e jo e njerëzve primitivë, të cilët nuk ishin në gjendje për ndërtime të tilla. 

(Kosova Sot)