Kjo është "Piramida e fundit e botës"

  • 15 June 2018 - 15:42
Kjo është

Kjo strukturë në formë të piramidës gjendet në Dakotën veriore dhe nga shumëkush shihet si pikë e përbashkët midis dy botëve. Ndërtimi i kësaj piramide dhe strukturave përreth kishte kushtuar 6 miliardë dollarë dhe kishte për qëllim mbrojtjen e SHBA-së nga raketat bërthamore sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kjo piramidë është me të vërtetë misterioze. Nuk është antike, është moderne dhe është ndërtuar, gjoja, për shpëtimin e botës. Thuhet se kjo piramidë në fakt ishte radar, por sido që të jetë, ajo është braktisur 40 vjet më parë, duke bërë që të lindin shumë teori të konspiracionit: se ajo është vendtakim i iluministëve, se është bazë sekrete e alienëve, se aty bëhen eksperimente sekrete me njerëz, etj. 

(Kosova Sot)