Religjioni ka lindur si pasojë e infeksionit me baktere?!

  • 18 June 2018 - 10:02
Religjioni ka lindur si pasojë e infeksionit me baktere?!

Biologët nga Universiteti shtetëror i Moskës, në një artikull të botuar në revistën "Biology Direct", kanë publikuar teorinë sipas të cilës religjioni dhe besimi fetar te njerëzit ka lindur si pasojë e pranisë së një bakteri të veçantë në florën bakteriale në zorrët e njerëzve,raporton Gazeta Kosova Sot

Biologët thonë se, viteve të fundit, janë zbuluar shumë dëshmi, sipas të cilave parazitët jo vetëm që e përdorin organizmin e njeriut për t'u rritur, por mund të komandojnë edhe me sjelljet e tij. P.sh., bakteri volbahia i detyron insektet që të shumohen më me intensitet, duke u shumuar kështu edhe vet bakteri. Shkencëtarët rusë Aleksandar dhe Jurij Ponchini dhe Aleksandar Tuzikov, mendojnë se kjo vlen edhe për religjionet, duke ditur se shumica e religjioneve janë kundër kontraceptivëve, e ekzistojnë edhe rite fetare që mundësojnë përhapjen e baktereve. 

(Kosova Sot)