NASA në gjyq për shkak të pluhurit të Hënës

  • 18 June 2018 - 15:58
NASA në gjyq për shkak të pluhurit të Hënës

Laura Murray Cicco ngriti një padi kundër Agjencisë Amerikane të Hapësirës NASA në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Kanzas.

Bëhet fjalë për një masë parandaluese për të përcaktuar pronësinë e grimcave të Hënës që ajo posedon në rast që ndonjë një ekipi të NASA-s të mos i bie ndërmend të thotë se mostra është e tyre.

Avokati i saj, Chris McHugh tha se Laura suvenirin nga Hëna e mori nga astronauti Neil Armstrong.

NASA ka kohë që pretendon se i gjithë materiali i marrë nga Hëna iu takon autoriteteve amerikane.

Por Cicco pretendon se mostra e Armstrong, njeriu i parë që shkeli sipërfaqen e Hënës, i dhuroi babait të saj, Tom Murray, i cili me astronautin u bë mik derisa po ndiqte mësimet në Departamentin e Inxhinierisë Aeronautike të Universitetit Cincinnati.

Dhurata ishte dedikuar për Laura, e cila shoqërohet nga një mesazh që thuhet se e nënshkroi Armstrong dhe me të cilin astronauti i dëshironte asaj shumë lumturi.

(Kosova Sot)