Një fotografi me të vërtetë e tmerrshme

  • 20 June 2018 - 08:51
Një fotografi me të vërtetë e tmerrshme

Kur Szigeti Gyöngyi ishte ulur një ditë për t’i shikuar albumet fotografike familjare, kishte bërë një zbulim të frikshëm. Në një fotografi që duket krejt normale, shihet e ëma e Gyöngyi-s duke qeshur, duke pozuar për fotoaparat afër një shenje ku shkruhet emri i fshatit të saj. Por, kur shikohet më me kujdes, në foto shihet një fantazmë, të cilën Gyöngyi e përshkruan si një vajzë të vogël pa fytyrë dhe pa duar, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Pasi e vërejti këtë detaj të frikshëm, Gyöngyi e publikoi foton në ueb sajtin “Paranormal360”. Bashkë me foton, ajo postoi edhe një mbishkrim: “Dua t’ua tregoj një fotografi me të vërtetë interesante”.

Fotografia është bërë në vitin 1943 në Kaposfüred, Hungari.

Çka mendoni ju, a është kjo foto origjinale, apo vetëm një mashtrim. 

(Kosova Sot)