Dy planetë misteriozë vërehen në skaj të sistemit diellor

  • 21 June 2018 - 15:24
Dy planetë misteriozë vërehen në skaj të sistemit diellor

Duket që Planeti i Nëntë nuk është vetëm një planet. Sipas hulumtimeve të fundit, Planeti i Nëntë, që ndryshe njihet edhe si Planeti X, mund të jetë më shumë se një objekt, pasi që së fundmi janë vërejtur të paktën dy objekte në skajet e jashtme të sistemit tonë diellor,raporotn Gazeta Kosova Sot

Para jo shumë kohë më parë, hulumtuesit nga Institutit për Teknologji në Kaliforni kishin gjetur dëshmi për një planet 'mashtrues', dhjetë herë më masiv se toka, që gjendej diku në skajin e jashtëm të sistemit diellor. Sipas llogarive fillestare, objektit i nevojiten rreth 20,000 vjet për ta kompletuar një orbitë të plotë rreth diellit tonë. Nëse vërtetohen gjetjet e fundit, atëherë shumëçka që kemi ditur për sistemin tonë diellor mund të ndryshojë. 

 

 

(Kosova Sot)