Fantazmat që janë parë në restorante të ndryshme, në botë

  • 25 June 2018 - 09:15
Fantazmat që janë parë në restorante të ndryshme, në botë

Ekzistojnë me të vërtetë vende të pushtuara nga djajtë, besuat apo jo,raporton Gazeta Kosova Sot Online.

Fëmija fantazmë në restorant - lokaliteti i panjohur Edhe pse emri i restorantit nuk është specifikuar, kemi të bëjmë me një restorant me të vërtetë të pushtuar nga djajtë. Personi në foto, emri i të cilit është Chris, nuk e ka bërë me dije vendndodhjen, por thotë se një fëmijë-fantazmë është parë në banjën e këtij restoranti. Chris thotë se "në foto shihem unë duke ikur nga banja, duke u munduar që të mos e fotografoj veten. Kur pash foton disa ditë më parë, mbeta i habitur". Në fakt, restoranti nuk ishte hapur ende për publik.  

"Yamashiro" - Los Anxhelos "Yamashiro" është një restorant elegant me pamje spektakulare të Hollivudit. Shumë njerëz përdorin këtë restorant për dasma dhe ndeja të tjera. Ky vend duket se nuk preferohet vetëm nga njerëzit, por edhe nga fantazmat. E, fantazma më e njohur është ajo e një kamerieri, i cili është parë disa herë në zonën e banakut. Njerëzit kanë dëgjuar edhe zëra vajtimi të një nuseje me rroba nusërie. 

"Maria Teresa's" - Albukërk, Nju Meksiko Nëse ia keni mësyrë Albukërkit dhe doni pak adrenalinë, atëherë është mirë që të ktheheni te restoranti "Maria Teresa's". Ky lokal konsiderohet si më i pushtuari nga djajtë në zonë. Piktura e një gruaje, të quajtur Dona Jususita Salazar, gjendet në një pjesë të restorantit. Sipas një skenari, një kamerier kishte vendosur që të tallej me pikturën. Që nga ajo kohë, kamerieri rrëzohej sa herë që kalonte afër asaj pikture. Sipas një skenari tjetër, njerëzit kanë dëgjuar zërin e pianos nga dhoma "Armijo" edhe kur askush nuk gjendej aty. Zona ku hahet është pjesa më e "djallosur" e ndërtesës. Kamerierët kanë parë mobilie duke lëvizur vetë. 

 

"Catfish Plantation" - Uaksahakie, Teksas Në pronësi të Baker-ëve, ky restorant i Teksasit ka një histori e të qenit i pushtuar nga shpirtrat dhe e ka sloganin: "Shërbejmë shpirtin dhe fantazmat". Njerëzit kanë raportuar disa aktivitete të frikshme, të cilat kanë ndodhur këtu, duke përfshirë dritat e kaltra, ngritjen pezull të gjësendeve, si dhe një nuse-fantazmë, e cila shikon nga dritarja. Stafi i restorantit kanë qenë dëshmitarë të fluturimit të gjësendeve nëpër objekt. Kur njëherë u mbajt një seancë në këtë restorant, aty u paraqit edhe një fantazmë tjetër, e quajtur Elizabeth. Një fantazmë e tretë, e quajtur Will, është përgjegjës për pikat e ftohta në këtë restorant, kur kalon pranë të cilave rrëqethesh nga të ftohtët.

Image

 

(Kosova Sot)