Regjistron fantazmën duke i hyrë në shtëpi - Planeti X - Kosova Sot
Regjistron fantazmën duke i hyrë në shtëpi

Regjistron fantazmën duke i hyrë në shtëpi

Një njeri pretendon ta ketë xhiruar momentin frikë-sues kur një fantazmë hyn në shtëpinë e tij, para se t'i binte kitarës së tij. Videoja, e incizuar në SHBA, është bërë nga një njeri i cili thotë se kishte dëgjuar zëra të çuditshëm qyshkur e kishte përdorur të ashtuquajturën, tabelë "ouija". Por, sa herë që kishte tentuar ta gjente burimin e zërave të çuditshëm, ai nuk kishte gjetur asgjë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Ai thotë të ketë dëgjuar trokitje në derë të shtëpisë dhe, pasi ishte zgjuar për të shikuar kush ishte, nuk kishte parë askënd. Në mënyrë që shpirtrat të mos talleshin më me të, ai kishte lënë një kamerë të ndezur dhe kishte dalë të shëtiste. Në xhirim shihet se, menjëherë pas largimit të tij nga shtëpia, aty hyn një "shpirt" dhe dera fillon vetë të hapet dhe të mbyllet. Më pas dëgjohet zëri i kitarës. Pastaj, në fund të xhirimit, kamera mbyllet, përkundër asaj se askush nuk gjendej në shtëpi. 

 

 

(Kosova Sot)

16 orë e 52 minuta më parë
23/07/18