Ja cili është profili psikik i një vrasësi serik

  • 18 July 2018 - 10:28
Ja cili është profili psikik i një vrasësi serik

Statistika e përbindëshave  

Krejt çka dimë rreth kësaj kategorie të njerëzve, është e gabuar
 

Doktor Mike Amot, profesor i psikologjisë në Universitetin Radford, ka hapur një Qendër informative rreth vrasësve serikë, me një bazë të të dhënave prej më shumë se 2.600 vrasës serikë. Amot i definon ata si njerëz që kanë vrarë të paktën dy njerëz, në dy raste të ndara, me një periudhë “të ftohjes” midis vrasjeve.

Definicioni

Por, vrasësit serikë zakonisht vrasin shumë njerëz (zakonisht katër a më shumë) përnjëherë. Definicioni i Amotit dallon pak nga ai i FBI-së, ku nuk përmendet “ftohja” midis dy vrasjeve. 

Befason fakti se vetëm 12,5% të vrasësve serikë në SHBA përshtaten me profilin tipik, që flet për një pjesëtar të racës së bardhë, në gjysmën e dytë të viteve 20. Dhe, derisa 92,3% e vrasësve serikë amerikanë (respektivisht 94,4% në nivel botëror) janë meshkuj, nga grupi i analizuar vetëm 52,1% janë meshkuj dhe vetëm 27% i takojnë grupmoshës së cekur.

Sipas të dhënave nga viti 1990 deri në vitin 2010, 40,3% e vrasësve serikë ishin zezakë, derisa në nivel ndërkombëtar ky numër ishte 30%, krahasuar me 56,2% të atyre që ishin të bardhë.

- Duhet vërejtur se kur flitet për gjininë dhe racën me rëndësi është që të analizohen trendët përgjatë kohës. P.sh., nëse shikoni vrasësit serikë amerikanë në të gjitha dekadat, atëherë 52% prej tyre ishin të bardhë, e 40 % zezakë. Por, nëse shikoni vetëm tri dekadat e fundit, 37% ishin zezakë, e 60% të bardhë. Një pamje krejtësisht tjetër – thotë Amot për sajtin “Business Insider”.

Jo gjithmonë ujqër të vetmuar

Po ashtu, vrasësit serikë nuk vrasin gjithmonë të vetëm. Ekzistojnë tre tipa kryesorë: individualë, ekiporë (dy a më shumë), apo vrasës serikë në kuadër të organizatave, sikur që janë bandat, organizatat kriminale dhe terroriste. Bile edhe duke përjashtuar vrasësit serikë “të organizatave”, Amot gjeti se 36,2% prej tyre janë të bardhë dhe 55,1% zezakë.

Përpos kësaj, Amot ka zbuluar edhe disa të dhëna interesante statistikore:  

- Vrasësi mesatar serik ka një koeficient të inteligjencës (IQ) 94,7. Zakonisht IQ me vlerat nga 90 dhe 110 konsiderohet mesatare. Vrasësit serikë me inteligjencë mesatare përcaktohen që viktimën e tyre ta ngufasin, apo vrasin me armë, kurse ata me inteligjencë më të lartë kanë përdorë bomba, e ata me IQ-në më të ulët, helmin. 

- Për meshkujt, mosha e kryerjes së vrasjes së parë ishte 27.5, e te femrat 31 vjet. 

- Në të shumtën e rasteve, vrasësit serikë nuk e kanë kryer ushtrinë profesionale, e përqindja e atyre që e kanë kryer është vetëm 23,9%.

- 85,6% e vrasësve serikë vijnë nga familjet me të paktën një prind biologjik, por ata kishin jetë familjare jo stabile. Derisa 70% prej tyre nuk kishin raportuar për ndonjë keqtrajtim derisa ishin fëmijë, shumë prej tyre kanë urinuar në shtrat, kanë torturuar kafshë dhe kanë shkaktuar zjarre. 

- 40,5% e tyre kanë deklaruar se vrasjet i kanë kryer meqë një gjë e tillë iu ka sjellë kënaqësi.

(Kosova Sot)