Hulumtuesit: Nën akullin e Antarktikut gjenden 'ligatina gjigante

  • 22 July 2018 - 08:43
Hulumtuesit: Nën akullin e Antarktikut gjenden 'ligatina gjigante

Para disa ditësh supozohej se nën Antarktik gjendej një hapësirë e mbushur me ujë, gjë e cila i ka nxitur hulumtuesit që të interesohen më tepër në këtë drejtim, duke gjetur informacione më të detajuara në lidhje me këtë mister. Ata pretendojnë që Liqeni Whillans, që gjendet rreth 800 metra nën Shtresën e Akullit të Antarktikut Perëndimor, është i ngjashëm me një ligatinë, raporotn Gazeta Kosova Sot

Ata shpresojnë që nëpërmjet analizimit të kësaj zone do të jenë në gjendje që të kuptojnë më shumë për nivelet e detit dhe mënyrën e shkrirjes së akullit, që vjen si pasojë e ngrohjes globale. Ata më tutje kanë thënë që në këtë hapësirë shtrihen disa ligatina gjigante, gjë që, sipas hulumtuesve, është një e arritur tejet e madhe, meqë deri para disa vjetësh askush as që e ka pasur idenë që mund të ketë ekzistuar diçka e tillë nën shtresat e mëdha të akullit.

 

(Kosova Sot)