Ja si ndikohet truri nga hipnoza

  • 23 July 2018 - 08:47
Ja si ndikohet truri nga hipnoza

Hipnoza është forma më e vjetër perëndimore e psikoterapisë. Në fakt, kjo lloj terapie është aq e fuqishme saqë mund ta ndryshojë mënyrën se si mendjet tona e kontrollojnë perceptimin dhe vetë trupin tonë. Kështu ka thënë David Spiegel, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Stenfordit, i cili, bashkë me ekipin e tij së fundmi ka publikuar një studim nëpërmjet të cilit pretendon që ka hedhur dritë mbi shumë të panjohura në lidhje me praktikën e errët të hipnozës. Qëllimi i studimit të tyre ka qenë identifikimi i pjesëve të trurit, të cilat preken nga hipnoza, transmeton gazeta Kosova Sot.

Eksperimentet janë kryer në 545 vullnetarë, vetëm 36 prej të cilëve kanë pasur frikë ose dyshime sa i përket hipnozës. Ndërsa, rezultatet e studimit kanë treguar që gjatë hipnozës truri kalon nëpër tri faza. Në fazën e parë truri vendos se në cilat aktivitete të përqendrohet më tepër dhe cilat aktivitete t'i injorojë plotësisht. Në fazën e dytë është vërejtur një rritje në lidhjet në mes të pjesës së trurit që është përgjegjëse për planifikim dhe asaj që është përgjegjëse për dërgimin e instruksioneve nga truri në trup dhe së treti është vërejtur një ulje në lidhjen mes pjesës së trurit që është përgjegjëse për planifikim me atë që është e lidhur me 'ëndrrat kur jemi të zgjuar'. Për këtë arsye njerëzit nën hipnozë bëjnë gjëra, të cilat i konsiderojnë të turpshme kur janë në gjendje të rregullt.

(Kosova Sot)