Sekretet e magjisë ruse

  • 13 August 2018 - 08:25
Sekretet e magjisë ruse

Përdorni gjësendet nga shtëpia, për ta realizuar çdo dëshirë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Sikur edhe te shumë popuj, të cilët nga paraardhësit kanë trashëguar rituale të caktuara të magjisë, po ashtu edhe në kulturën ruse vazhdojnë që të ekzistojnë rituale të ndryshme. Magjia ka traditë mijëravjeçare dhe mendohet se kurrë nuk do të zhduket. Njerëzit thjesht e ndiejnë nevojën që të mbrohen nga energjitë negative dhe shpirtrat e këqij, por edhe ta ndjellin fatin dhe bollëkun, t'u realizohen ëndrrat... meqë magjia nuk është asgjë tjetër, pos orientimit të energjive, të cilat nuk shihen me sy, e të cilat mund të ndikojnë te fati. 

Objektet magjike

Në magjinë ruse ekzistojnë disa objekte, pa të cilat është e pamundur që të imagjinohet ndonjë ritual. Këto janë kryesisht ato gjësende, të cilat dikur gjendeshin në çdo shtëpi: boshti, pasqyra, krehri, riza... Në rroba vizatohen edhe disa ornamente, të cilat përmbajnë formula të fuqishme magjike. Ato ornamente po ashtu vihen edhe në shtëpi, stalla e më pas edhe në ndërtesa, ku mund të shihen edhe sot e kësaj dite.

Qerthulli

Në fakt bëhet fjalë për një objekt në formë rrote, ku në qendër kemi simbolin e svastikës së shumëfishtë. Ky simbol është shumë i përhapur te popujt indoevropianë. Qerthulli simbolizon përjetësinë dhe ciklicitetin e historisë, por edhe konfliktin e përjetshëm të së mirës dhe të së keqes. Qerthulli është edhe simbol i diellit, i cili na jep ngrohtësinë dhe jetën. Edhe popuj të tjerë e kanë përdorur qerthullin, si: romakët, gjermanët, keltët, indianët, iranianët dhe për të gjithë ata ky ishte një simbol i shenjtë. Fatkeqësisht, për shkak të nazizmit dhe kryqit të tyre të thyer, ky simbol tani ka një domethënie tjetër. 

Patkoi

Përpos qerthullit të fuqishëm, si objekte mbrojtëse magjike janë përdorur edhe disa gjësende nga përditshmëria. Njëri nga ta është edhe patkoi, një simbol i njohur i fatit në mbarë botën. Por, rusët e përdorin më shumë si mbrojtje nga magjia, sidomos nëse gjendet në vendet e tjera, pos në këmbën e kalit. P.sh., kur njeriu që ka sy të këqij, e sheh patkoin mbi derën kryesore të shtëpisë, ai befasohet, ku për shkak të kësaj befasie, i largohet energjia negative dhe nuk mund t'i bëjë askujt keq.

(Kosova Sot)