Fantazma e çuditshme me bebe në krahë

  • 15 August 2018 - 15:59
Fantazma e çuditshme me bebe në krahë

Bill Andrew, 78-vjeçar, ishte duke fotografuar familjen e tij para Kështjellës "Crathes", kur ata vërejtën atë që dukej si një fantazmë në dyert e kësaj kështjelle. Fantazma mbante një bebe në duar. Kjo nuk është hera e parë që në këtë lokalitet vërehen gjëra të tilla,raporton Gazeta Kosova Sot

Mbesa e Billit, Jessica Hockley, e cila është në të 30-tat dhe stërnipi i tij, Findley Hockley, 3-vjeçar, po ashtu ishin aty. Fantazma është parë më pas edhe në fotografi. Bill thotë se, momentin kur e kishte bërë foton, nuk kishte parë asgjë. Menaxheri i kësaj prone, James Henderson, thotë se këtu ka pasur edhe raste të tjera të raportuara, kinse të pamjes së fantazmave. A thua e tërë kjo bëhet me qëllim të zhvillimit të turizmit?

 

 

(Kosova Sot)