NASA regjistron një objekt jo të rëndomtë

  • 27 August 2015 - 19:43
NASA regjistron një objekt jo të rëndomtë

Vetëm tani është bërë me dije se, më 24 gusht, të këtij viti, Agjencia hapësinore amerikane, NASA, me anë të kamerave të saj, ka regjistruar “diçka”, apo thënë ndryshe, një objekt të paidentifikuar (UFO) duke hyrë në atmosferën e Tokës në qiellin mbi Pensilvaninë perëndimore, apo edhe të Ohajos lindore. Për dallim nga meteorët, ky objekt nuk kishte një shkëlqim aq të madh dhe, mbi të gjitha, nuk kishte bisht. Për këtë shkak, ekspertët përjashtojnë mundësinë që të flitet për meteorit në këtë rast. Edhe pse ndoshta kurrë nuk do ta marrim vesh se çka ishte ky objekt, për të cilin me siguri se duhet të ekzistojë një shpjegim, NASA kurrë nuk do ta pranojë publikisht se bëhet fjalë për ndonjë UFO, apo thënë më mirë, anije të alienëve. NASA ka shpjegime për gjithçka, por kurrë deri më tani nuk e ka pranuar në mënyrë eksplicite ekzistimin e dëshmive rreth ekzistimit të alienëve. Një ditë do të jetë e detyruar ta bëjë këtë.

(Kosova Sot)