Oqeani i Titanit mund të jetë aq i njelmët, sa edhe Deti i Vdekur

  • 28 August 2015 - 09:20
Oqeani i Titanit mund të jetë aq i njelmët, sa edhe Deti i Vdekur

Oqeani, i cili mendohet se ekziston në “hënën” më të madhe të Saturnit, mund të përmbajë sasi të mëdha të kripës. Ky pohim është bazuar në të dhënat e reja nga anija kozmike orbitale “Cassini”, si pjesë e një studimi të ri rreth gravitetit dhe topografisë së Titan-it, i cili ua ka mundësuar shkencëtarëve që ta kenë një pasqyrë të detajuar të strukturës së tij, transmeton Kosova Sot Online.

"Titani vazhdon që të demonstrohet si një botë shumë fascinuese dhe, me anë të anijes orbitale “Cassini”, ne jemi duke sqaruar mistere të reja, me po të njëjtën shpejtësi me të cilën jemi duke i zgjidhur ato të vjetrat”, thotë shkencëtarja e projektit, Linda Spilker.

Gjetjet e reja mbështesin idenë se Titani ka një guacë të jashtme të akullt, e nën të gjendet uji i lëngshëm i oqeanit. Por, ajo që nuk ishte pritur, është fakti se ky oqean mendohet të ketë sasi tepër të mëdha të kripës, bile më të mëdha sesa të Detit të Zi, këtu te ne, në Tokë. 

(Kosova Sot)