Alientët mund të kenë nisur jetën në Tokë?

  • 28 August 2015 - 12:10
Alientët mund të kenë nisur jetën në Tokë?

Është kjo teza e një studimi më të fundit të nisur nga shkencëtarë të NASA-s.

Kërkimet e reja kanë dalë në përfundimin se jeta mund të jetë përhapur si një virus infektues nga hapësira, duke përfunduar më pas edhe në Tokë, pretendojnë shkencëtarët.

Format aliene mund të jenë zhvendosur nga planeti në planet duke krijuar bazat për speciet e reja kudo që kanë gjetur mjedis të jetueshëm.

Studimi është ende në fazat paraprake por mund të ndryshojë totalisht mendimin për zanafillën e Tokës, përcjell mapo

Megjithatë skeptikët mendojnë se ky studim nuk do sjellë asgjë të re pasi është e vështirë të gjenden prova që do ta mbështesin atë.