ADN-ja ka veti telepatike?

  • 28 August 2015 - 20:31
ADN-ja ka veti telepatike?

Shkencëtarët kanë zbuluar se ADN-ja ka aftësinë që vetë të lidhet, qoftë edhe nga largësia. Kjo nuk mund të shpjegohet nga shkenca aktuale.

Studimi i publikuar në revistën “Journal of Physical Chemistry B”, tregon se, pa dyshim, zinxhiri i paprekur, i dyfishtë i ADN-së, e ka aftësinë e pashpjegueshme që t’i njohë ngjashmëritë në zinxhirët  tjerë të ADN-së nga largësia dhe, si rezultat i kësaj, ato mund të bashkohen pa u prekur fizikisht. Paramendoni sikur edhe njerëzit ta kishin këtë aftësi telepatike, që dy njerëz me afinitete të ngjashme të bashkoheshin instinktivisht, pa bërë as më të voglin mund. Ky zbulim i ka lënë shkencëtarët pa fjalë. Askush nuk e di, e as që ka filluar ta kuptojë sesi zinxhirët e ADN-së komunikojnë midis veti. Kjo ka bërë që të ketë interesim të madh për studimin e autorëve Geoff S. Baldwin, Sergey Leikin, John M. Seddon, Alexi A. Kornyshev dhe të kolegëve të tyre.

A mund të merret ky zbulim si dëshmi e ekzistimit të vetëdijes kolektive?

(Kosova Sot)