Besohet që anija kozmike ‘Curiosity’ ka aterruar në një hapësirë që më herët ka qenë liqe

  • 29 August 2015 - 16:49
Besohet që anija kozmike ‘Curiosity’ ka aterruar në një hapësirë që më herët ka qenë liqe

Shkëmbinjtë e gërryer nga uji në pjesën Martian kanë zbuluar që anija kozmike e NASA-s mund të jetë duke lundruar në një liqe të madh e të tharë në Mars.

Zbulimet e reja vinë nga Krateri ‘Gale’, ku anija kozmike e NASA-s e quajtur ‘Curiosity’ kishte aterruar në vitin 2012.   

Zbulimi i disa shkëmbinjve të gdhendur në lartësi prej 5.486 metrave kanë bërë që hulumtuesit të besojnë që këto gërryerje në shkëmbinj mund të jenë bërë vetëm nga uji, duke shtyrë të besohet që shkëmbinjtë në një kohë kanë qenë të rrethuar nga një liqen i madh.

Duke studiuar fotografitë të cilat i posedojnë, ekipi i hulumtuesve kanë arritur të caktojnë edhe madhësinë e liqenit.

Volumi minimal i ujit që është nevojitur për të krijuar ato shenja në shkëmbinj duhet të ketë qenë 0.4 km3.

Duke iu falënderuar anijes kozmike ‘Curiosity’ NASA shumë shpejt pritet të zbulojë detaje të reja lidhur më këtë zbulim, i cili pritet t’u hapë rrugë zbulimeve të reja.