Efektet e magjisë së zezë - Planeti X - Kosova Sot
Efektet e magjisë së zezë

Efektet e magjisë së zezë

Magjia e zezë ka një ndikim të madh negativ në jetën e të gjithë atyre, që bien pre e personave që merren me magji të zezë. Shkatërrimi i karrierës apo biznesit, humbja e pasurisë, problemet në krijimin e familjes dhe problemet e shumta shëndetësore janë vetëm disa nga të këqijat që u ndodhin viktimave të magjisë së zezë,raporton Gazeta Kosova Sot

Ndikimi psikik Gjithsesi, magjia e zezë përveçqë e dëmton viktimën fizikisht, kjo lloj magjie ka një ndikim të madh në gjendjen psikike, duke bërë që i viktimizuari ta humbë dëshirën dhe vullnetin për t'u këndellur dhe për të dalë nga situata e tmerrshme në të cilën ndodhet. Nëse nuk trajtohet, magjia e zezë mund të bëhet kronike, duke u bërë kështu edhe më e rrezikshme, e në disa raste, i prekuri nga ndikimi i magjisë së zezë mund të përfundojë me fatalitet. Magjia shpërndahet sikur të ishte sëmundje ngjitëse, duke ndikuar në mendjen e personit, trurin, trupin, marrëdhëniet, qëndrimin, punën, paratë, martesën dhe gjithçka tjetër. Bërja e magjisë së zezë është një proces shumë i lehtë për këdo që di diçka rreth saj, megjithatë trajtimi i kësaj magjie apo largimi i magjisë së zezë nga trupi dhe mendja e viktimës është një proces shumë i vështirë, që kërkon një trajtim shumë profesional. 

Metodat për shërimin e magjisë së zezë Recitimi i pjesëve të caktuara për largimin e forcave të këqija nga trupi, kur bëhen nga njerëzit e përshtatshëm, shumë shpesh funksionojnë, duke bërë që shpirtrat e ligj, që imponohen nga magjia e zezë, të largohen nga trupi i viktimës. Mirëpo, trajtimi i gabuar i magjisë së zezë mund të çojë në komplikime të mëtejme, që e vështirësojnë edhe më shumë gjendjen e "pacientit". Njëra nga teknikat më të njohura për trajtimin e magjisë së zezë është tantra, një lloj teknike që në vete ngërthen një kombinim të anës shpirtërore dhe asaj shkencore. Sa i përket anës shpirtërore, kjo teknikë përqendrohet në pastrimin e brendshëm të viktimës, përmes kultivimit të një shpirti të pastër, ndërsa sa i përket anës shkencore, kjo teknikë përqendrohet në kombinimin e teknikës "mantra" me teknikën "jantra", që janë dy teknika të ndryshme, që zhvillohen nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe materialeve të ndryshme.

(Kosova Sot)

17 orë e 5 minuta më parë
22/09/18