NASA demanton parashikimet që toka do të goditet nga një asteroid

  • 30 August 2015 - 22:55
NASA demanton parashikimet që toka do të goditet nga një asteroid

Agjencia hapësinore i ka demantuar pretendimet e fundit, që në muajin tjetër toka do të goditet nga një asteroid apokaliptik. Në dy-tri javët e fundit, interneti ishte pushtuar nga shkrimet, që pretendonin se një asteroid me përmasa gjigante ishte nisur drejt tokës dhe do ta godiste Porto-Rikon diku nga 15 shtatori deri më 28 shtator.

Megjithatë, Zyra e NASA-s për identifikimin e objekteve që i afrohen tokës ka lëshuar një komunikatë, nëpërmjet të cilës ka mohuar mundësinë që toka do të goditet nga ndonjë objekt i tillë, në muajin e ardhshëm.

 “Nëse do të ekzistonte ndonjë objekt kaq masiv, që do të ishte drejtuar nga toka, ne do ta kishim vërejtur atë tashmë. Në fakt, nuk ekziston mundësia që planeti ynë të goditet nga ndonjë objekt apokaliptik gjatë këtij shekulli”, ka thënë menaxheri i kësaj zyre, Paul Chodas.

(Kosova Sot)