UFO që është zhdukur në oqean

  • 31 August 2015 - 09:00
UFO që është zhdukur në oqean

Një tjetër video e publikuar në internet, në vazhdën e videove të cilat vërtetojnë ekzistencën e UFO-ve, është publikuar në internet nga ana e një banori të Porto-Rikos. Objekti, i cili është filmuar nga një helikopter privat në qiellin e Porto-Rikos, ka një formë të përpiktë simetrike dhe shihet që nuk është i zakontë, transmeton Kosova Sot Online.

Dëshmitari, i cili njëherësh është edhe personi që ka postuar këtë video - Jorge Martín Miranda – ka thënë që shfaqja e objektit fluturues është përcjellë nga një zhurmë misterioze, shumë më e hollë dhe thumbuese sesa zhurma e aeroplanit, ndërsa ajo që i ka bërë më së shumti përshtypje atij ka qenë momenti kur objekti në fjalë ka filluar të udhëtojë me një shpejtësi shumë të madhe në drejtim të oqeanit, për t’u zhdukur në tërësi në momentin e parë që ka rënë në kontakt me ujin.

(Kosova Sot)