Britanikët shohin drita të çuditshme që vijnë nga qielli

  • 15 September 2018 - 11:01
Britanikët shohin drita të çuditshme që vijnë nga qielli
Dy dëshmitarë nga Britania e Madhe, respektivisht nga vendi i quajtur Uigan, thonë të kenë parë drita që binin nga qielli dhe dukej sikur skanonin hapësirën rreth shtëpive të tyre. Ata i kishin parë këto drita dy net radhazi. Dritat së pari ishin parë rreth orës 2:15 të mëngjesit të 27 gushtit të këtij viti, e më pas u kthyen thuajse në të njëjtën kohë të nesërmen, më 28 gusht. Njëri nga dëshmitarët, këtë natë ishte jashtë për t’i shikuar yjet, kur i kishte parë ato drita. “Vërejta se sa shumë yje dukeshin në qiell atë natë. Më pas, pashë atë që dukej sikur një yll i portokalltë. Në fillim, ai nuk më bëri përshtypje të madhe. Drejtimi nga vinte drita, ishte i ndryshëm”. Dëshmitari thotë se tërë këtë punën e dritës, e kishte parë edhe i biri. Ai thotë se nuk kishte kuptuar se për çka bëhej fjalë, por se ishte frikësuar paksa. 

(Kosova Sot)