Çka thoshte Nostradamusi rreth shkuarjes së njeriut në Hënë?

  • 15 September 2018 - 11:30
Çka thoshte Nostradamusi rreth shkuarjes së njeriut në Hënë?
Disa katërvargëshe të Nostradamusit mund ta kenë parashikuar se shkuarja e njerëzve në Hënë, do të bëhej objekt i talljeve. Ja çka thotë ai në vargjet e tij: 9 - 65 “Ai do të vijë që të shkojë në skaj të Hënës Ku ai do të rrëmbehet dhe do të dërgohet në një botë të çuditshme. Frutat e papjekura do të jenë subjekt i një skandali të madh. Dikush do ta ketë një faj të madh, e dikush tjetër do t’i marrë të gjitha lëvdatat. Ky katërvargësh rëndom interpretohet si parashikim i shkuarjes së vërtetë në Hënë, por sipas interpretimeve më të reja parashikimi në fjalë flet për shkuarjen e rrejshme në Hënë. Ka shumë ekspertë që e thonë mu këtë, se njeriu kurrë nuk ka qenë në Hënë dhe se të gjitha ato filmime janë të rrejshme.  

(Kosova Sot)