Infermierja britanike me aftësi të jashtëzakonshme

  • 31 August 2015 - 12:49
Infermierja britanike me aftësi të jashtëzakonshme

Një infermiere britanike e ka lënë punën e saj, për t’u bërë “medium psikik”, pasi që në repartin e spitalit vazhdimisht shihte shpirtra.

Sally Cudmore, 43 vjeçe, punonte në një repart të kujdesit intensiv, kur sipas saj, ka pasur përfytyrim të shpirtrave. Tani ajo thotë se ka vendosur t’i zhvillojë dhe kanalizojë më mirë aftësitë e saj jo të rëndomta. Ajo thotë se, si infermiere, shpejt ishte mësuar me vdekjen dhe, për këtë shkak, përkujdesej për personat në ditët e fundit të jetës së tyre, transmeton Kosova Sot Online.

Për çka nuk ishte e përgatitur?

Por, ajo nuk ishte e përgatitur për kthimin e vazhdueshëm të shpirtrave të të vdekurve. Ajo thotë se e ka pasur shqisën e gjashtë që nga mosha tetë vjeçare, kur i shtirej shpirti i një vajze të vogël. Ajo kishte injoruar aftësitë e veta, por pesë vjet më parë, derisa ishte duke u trajnuar për infermiere, ajo thotë se i ishte bërë e pamundur që ta shkyçte veten nga bota e shpirtrave.

“Jeta në repartin e spitalit ishte më e rëndë sesa që e kisha menduar”, thotë Sally. “Isha duke u trajnuar në një njësit të kujdesit intensiv në spitalin Luisham, ku pacientët ishin të sëmurë të rëndë dhe fillova të shihja se çka do të ndodhte në të ardhmen. E dija se ndokush do të vdiste, kur i shihja ata të rrethuar nga e kuqja dhe e zeza. Kjo gjë filloi të më shqetësonte shumë. Ishte një rast kur familja e një pacienti, të gjithë anëtarët e familjes, ishin të gëzuar, meqë ishin të bindur se pacienti, i afërmi i tyre, ishte duke u shëruar. Unë e shihja pacientin të rrethuar nga e kuqja dhe e zeza dhe, nuk kaluan shumë orë, e pacienti vdiq. Unë kam thjesht, një njeri dhe, gjërat e tilla të bëjnë përshtypje. Sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët”.

Image

 

Nga infermierja, në medium

Tani ajo dëshiron që t’i përdorë aftësitë e saj për t’iu ofruar ngushëllim të afërmve të të vdekurve.

‘I shihja anëtarët e familjes që vinin pas vdekjes së më të dashurve të tyre’, thotë Sally, e cila shton se ishte në gjendje që atyre t’iu ofronte ngushëllim. Pas vetëm një viti trajnimi si infermiere, Sally e dinte se kishte ardhur koha që ta pranonte thirrjen e saj profesionale, si medium.

“Më dukej sikur nuk kisha zgjidhje tjetër”, thotë ajo. “E kisha neglizhuar dhuntinë time dhe, koha që e kalova në spital, më tregoi se sa shumë mund të bëjë mirë falë asaj dhuntie”.

(Kosova Sot)