E pabesueshme: Shkencëtarët thonë ta kenë gjetur xhehenemin!

  • 21 September 2018 - 10:07
E pabesueshme: Shkencëtarët thonë ta kenë gjetur xhehenemin!

Gjatë hulumtimit të gjithësisë, kërkuesit shkencorë të NASA-s kanë gjetur diçka që nuk kishin pritur. Derisa ishin në kërkim të një planeti të ngjashëm me Tokën, respektivisht me shenja të jetës, ata kishin gjetur planetin "Cancri 55 e". Ata e kishin përshkruar atë si planetin më intrigues në historinë e re, meqë ngjan me zjarrin e përhershëm i cili ekziston në xhehenem, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ky planet në fakt, ka dy fytyra. Njëra është në errësirë të përhershme, gjë që mund të tingëllojë frikësuese, por kjo nuk është asgjë nëse krahasohet me anën tjetër, ku vazhdimisht vlon llava.


Shkencëtarët mendojnë se, në atë anë, temperatura arrin deri në 2.000 shkallë celsius, kurse atmosfera e këtij planeti është e mbushur me gazra helmuese, të cilat shkaktojnë vdekjen për vetëm disa sekonda. Po ashtu, ky planet liron edhe një sasi të rrezatimit. 

(Kosova Sot)