Buzz Aldrin-i planifikon kolonizimin e Marsit

  • 31 August 2015 - 20:59
Buzz Aldrin-i planifikon kolonizimin e Marsit

Astronauti legjendar i ‘Apollo 11’ pret që ta sheh një kolonizim aktiv të njerëzve në planetin Mars deri në vitin 2039. I bashkuar me Institutin për Teknologji në Florida, Aldrin është duke shikuar mundësitë e zhvillimit të një plani për kolonizimin e Marsit, për të cilin ai shpreson që të jetë i gatshëm në kohën e shënimit të përvjetorit të shtatëdhjetë të shkeljes së njerëzve në sipërfaqen e Hënës.

Tetëdhjetepesëvjeçari, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, që është mbajtur të enjten, do të shërbejë edhe si profesor hulumtues i aeronautikës edhe si këshilltar i lartë i institutit.

Plani i Aldrin-it për kolonizimin e Planetit të Kuq dallon shumë nga plani kontrovers ‘Mars One’, që ofron bileta njëdrejtimëshe për në Mars. Sipas Aldrin-it, njerëzit do të kishin mundësi të shkonin në Mars, për të punuar deri në dhjetë vjet, para se të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Tokë.

(Kosova Sot)