Sa është e vjetër Toka?

  • 24 September 2018 - 08:44
Sa është e vjetër Toka?

Për ta ditur se sa është mosha e Tokës, shkencëtarët kanë marrë parasysh se gjysmëkoha e zbërthimit të uranit është 4.51 miliardë vjet, gjë që d.m.th. se kaq vite kanë kaluar nga krijimi i botës e deri tani. Por, në ndërkohë janë gjetur edhe elemente të tjera radioaktive që kanë kohë të ndryshme të gjysmëzbërthimit, gjë që jep rezultate të ndryshme rreth vjetërsisë së Tokës,  transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përpos kësaj, nuk dihet pse fillon një element që të zbërthehet dhe si ndodhë një gjë e tillë. Për këtë shkak, vlerësimi se Toka është 4.5 miliardë vjet e vjetër, është në pikëpyetje të madhe.

Në anën tjetër, është konstatuar se forca e fushës magnetike të Tokës përgjysmohet për nga vlera çdo 1400 vjet. Sipas kësaj llogarie, del se fusha magnetike do të zhduket pas 9000 viteve. Sipas kësaj llogaritjeje, del se Toka ka një vjetërsi afërsisht sa thonë edhe librat e shenjtë.  

(Kosova Sot)