“Multiversi” ekziston?

  • 25 September 2018 - 07:19
“Multiversi” ekziston?

Nuk është teoria kryesore dhe më e përhapur, por ajo ekziston dhe ka mbështetësit e saj. Bëhet fjalë për “Multiverse”, teorinë që flet për ekzistencën e një numri pafund universesh dhe realitetesh paralele. Mbështetësit më të zjarrtë të kësaj teorie kanë një arsye më shumë për të këmbëngulur në idenë e tyre.

Shkencëtarët kanë zbuluar përmes teleskopëve atë që në gjuhën shkencore e quajnë “Zonë të ftohtë”, që ndodhet rreth 1.8 miliardë vite dritë e gjerë. Nga të dhënat, studiuesit kanë përcaktuar se niveli i radiacionit në brendësi të kësaj “zone të ftohtë” është 0.00027 më pak se në periferi të saj.


Këtë ndryshim, studiuesit e argumentuan duke thënë se kjo është pasojë e dendësisë së galaksive në këtë zonë. Ata thonë se në këtë zonë janë rreth 10 mijë galaksi më pak se në zonat e tjera të universit. Por një studim i ri pretendon se kjo nuk mund të qëndrojë dhe nuk mund të shpjegohet me mungesën e materies. Kjo ka nxitur pretendime më të guximshme, sipas të cilave “zona e ftohtë” provon ekzistencën e universeve paralele.

Sipas mbështetësve të kësaj teorie, zona të tilla krijohen nga përplasja e dy universeve. “Një ndër teoritë më ekzaltuese është ajo që thotë se Zona e ftohtë shkaktohen nga përplasja e universit tonë me një univers tjetër. Nëse vëzhgimi dhe analizat e mëtejshme do ta provojnë këtë, atëherë zona e ftohtë mund të quhet pa frikë prova e parë për ekzistencën e Multiversit”, thotë Tom Shanks, astronom në Universitetin e Durhamit.

(Kosova Sot)