Çka tregon ushtaraku amerikan rreth takimit me UFO-n?

  • 01 September 2015 - 12:06
Çka tregon ushtaraku amerikan rreth takimit me UFO-n?

Ish-rreshteri i ushtrisë amerikane, Stone Clifford, thotë se Qeveria e SHBA-së është përpjekur që ta fshehte atë që ai kishte parë në një ditë të çuditshme në Pensilvani, në vitin 1969. Stone tregon se ka parë shumë fluturake, pjata të rrëzuara fluturuese, ku në disa prej tyre kishte edhe kufoma, sikur që kishte raste edhe kur alienët ishin gjallë. “Derisa kurrë nuk i tregonim publikut se çka ishte duke ndodhur, ne vazhdonim me punën tonë”, thotë ai, transmeton Kosova Sot Online.

“Nga alienët ka shumë sish që ngjajnë shumë me ne, aq shumë sa që mund të ecin në mesin e njerëzve, pa u dalluar”. Stone thotë të ketë klasifikuar 57 forma të ndryshme të jetës jashtëtokësore.

Ai tregon edhe për ngjarjen e 26 shkurtit të vitit 1942, ngjarje që njihet me emrin Beteja e Los Anxhelesit, kur në qiell ishin parë 15 deri 20 objekte të paidentifikuara fluturuese. (Kosova Sot)