Shkencëtarët e Harvardit: Një planet tjetër është ‘ngujuar’ nën sipërfaqen e tokës

  • 01 September 2015 - 14:04
 Shkencëtarët e Harvardit: Një planet tjetër është ‘ngujuar’ nën sipërfaqen e tokës

Një ekip nga Universiteti i Harvardit beson që mbetjet e një toke antike, të quajtur ‘Theia’, e cila ishte përplasur me planetin tonë për ta krijuar hënën, mund të jenë ngujuar në brendësi të planetit tonë. Ata madje pretendojnë që kanë mbledhur prova të mjaftueshme për ta dëshmuar një pretendim të tillë.

Ekipi beson që proporcionet e pashpjeguara të izotopeve nga brendësia e tokës mund të jenë sinjal nga materialet e një planeti që ishte përplasur me tokën në të cilën jetojmë për të krijuar hënën. Ata gjithashtu thonë që jehona e dëgjuar më parë mund të jetë pikërisht jehona e këtij planeti që kishte ekzistuar shumë vite para se të përplasej me tokën.

Përplasja para 4.5 miliardë viteve

Teoria më e besueshme momentalisht thotë që hëna është krijuar para 4.5 miliardë viteve kur toka ishte përplasur me një planet me madhësi të Marsit. Kjo teori thotë që nxehtësia e liruar pas përplasjes së planetëve mund të ketë ndikuar në shkrirjen e planetit në tërësi ndërsa pjesët e shkëputura nga ai janë bashkuar për të krijuar hënën. Ndërsa tani shkencëtarët e Harvardit thonë që kanë provat për të dëshmuar që vetëm një pjesë e asaj toke është shkrirë, ndërsa pjesa tjetër qëndron ende brenda mantelit të tokës.

Energjia e liruar

Sipas profesorit të Harvardit, i cili po udhëheq ekipin që po merret me këto hulumtime, Sujoy Mukhopadhyay, energjia e liruar pas përplasjes së Tokës me ‘Theia-n’, planeti me të cilin dyshohet që është përplasur toka, ka qenë e mjaftueshme për të shkrirë në tërësi planetin. Mirëpo, nuk besojmë që e gjithë ajo energji është liruar pasi që shumica e saj është mbyllur në thellësinë e tokës, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e saj ka ndikuar në shkrirjen e rreth gjysmës së planetit ‘Theia’, pjesa tjetër e të cilit ka mbetur nën mantelin e Tokës.  

 

Teoria e amerikanëve mbështetet edhe nga proporcioni i elementeve kimike, të cilat gjenden në hapësirën nëntokësore ku ata dyshojnë që është e vendosur pjesa e planetit që është mishëruar me tokën para miliarda vjetësh.

 

Një tjetër fakt interesant është që në të njëjtën javë kur është prezantuar kjo teori është bërë edhe prezantimi i një studimi të shkencëtarëve gjermanë, të cilët gjithashtu pretendojnë që hëna është krijuar para 4.5 miliardë pas një përplasje të tokës me një planet tjetër.