Foto mahnitëse e një UFO-je, e bërë nga NASA

  • 01 September 2015 - 20:10
Foto mahnitëse e një UFO-je, e bërë nga NASA

Nuk kalon asnjë ditë e vetme, që të mos raportohet pamja e ndonjë objekti të paidentifikuar fluturues, apo sikur që i quajmë zakonisht, UFO. Por, kur vetë NASA, e cila deri më tani vazhdon kategorikisht ta refuzojë pranimin e ekzistimit të tyre, bën foto të UFO-ve, atëherë kjo mund të jetë një shenjë se “diçka e madhe është duke ndodhur”, apo se rrenave dhe mohimeve iu ka ardhur fundi. Në fakt, në arkivat e NASA-s është zbuluar fotoja e një UFO-je e cila kishte kaluar afër misionit “Gemini 5”. Scott C. Waring, një biznesmen i cili dikur bashkëpunonte me forcat ajrore amerikane, e ka publikuar këtë foto në ueb sajtin e tij, të shoqëruar me një video incizim në “YouTube”. Në raport flitet për formën e UFO-s dhe sesi ai fluturoi afër modulit “Gemini”, i cili gjendet në orbitë të Tokës. Dukej se UFO-ja rrethohej nga një aurë. Scott Waring beson se UFO-ja ishte e bërë nga qeramika e bardhë, gjë që është njëra nga tri gjërat konsistente me strukturën aliene.

(Kosova Sot)