I telefonon ‘shoku i vdekur’

  • 01 September 2015 - 21:00
I telefonon ‘shoku i vdekur’

Ndonjëherë të afërmit, apo familjarët e vdekur kanë nevojë që të na thonë diçka. Ndonjëherë ata e përdorin telefonin për ta bërë këtë. Një shembull i tillë është edhe ky në vijim:

Një njeri kishte vendosur që ta bënte një operacion në zemër. Kishte shkuar dhe ishte vendosur në një hotel, një natë para intervenimit. Derisa ishte duke i rregulluar disa gjëra në dhomë, cingëroi telefoni.

“Alo, a je ti filani?” e pyeti zëri. Askush nuk e dinte se ai ishte vendosur në atë hotel.

“Po”, u përgjigj njeriu.

“Mos u opero nesër. Nuk e ke ende kohën për të vdekur”, i tha zëri.

“Kush je ti?”, pyeti njeriu me mosbesim.

“Jam Jimbo”, tha zëri.

I vetmi person me emrin Jimbo, i cili i kujtohej, ishte një koleg i punës, i cili kishte vdekur disa vjet më parë.

“Ku je ti”?, e pyeti ai shokun e ndjerë.

“Në një vend midis Xhenetit dhe Tokës”, tha zëri, e më pas lidhja u ndërpre.

Sikur që mund ta merrni me mend, njeriu e shtyri operimin.

(Kosova Sot)