A është Marsi me të vërtetë planet i kuq?

  • 01 September 2015 - 22:13
A është Marsi me të vërtetë planet i kuq?

Edhe pse quhet Planeti i kuq, Marsi sipas disa njerëzve, nuk është aspak i kuq. Shkencëtarët dhe astronomët kanë mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Bazuar në analiza unike shkencore, NASA deklaroi se ngjyrat në fotografitë e Marsit që kemi rastin t’i shohim, mund të mos e paraqesë ngjyrën e vërtetë në sipërfaqe të këtij planeti. Duhet ditur se kamerat që bëjnë fotot në Mars, bëjnë tri fotografi në radhë duke përdorë filtra të ndryshëm, duke  krijuar një pamje me ngjyrë të balancuar. Më pas fotografia duhet të udhëtojë 200 milionë kilometra, për të arritur deri te ekranet e astronomëve, shkencëtarëve dhe kërkuesve shkencorë. Ky është shpjegimi i vetëm pse fotografitë e bëra në Mars duket të kenë ngjyra të ndryshme. Sipas kësaj, Marsi mund të mos jetë i kuq, por të ketë ngjyrë sikur Toka.

(Kosova Sot)