Filmi që i bën shikuesit të alivanosen

  • 02 September 2015 - 09:37
Filmi që i bën shikuesit të alivanosen

Gjashtë njerëzve iu ka ra të fikët gjatë shfaqjes së filmit kanadez “Mbretëresha e vogël” (“La petite reine”), i cili të martën është shfaqur në kuadër të Festivalit të filmit frankofon në Angulem, në juglindje të Francës.

Sikur që bëjnë të ditur mediat lokale, gjashtë persona janë alivanosur, kurse dhjetë të tjerë kanë deklaruar se nuk ndiheshin mirë gjatë shfaqjes së skenës ku aktorja kryesore i injektonte vetes gjak dhe preparate të dopingut. Vetëm një grua e re është dërguar në spital, kurse të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpi, pasi që iu ishte ofruar ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes, transmeton Kosova Sot Online.

Shfaqja e filmit ishte ndërprerë, kurse shikuesit ishin evakuuar nga salla, për shkaqe të sigurisë. “La petite reine” e regjisorit nga Kebeku i Kanadasë, Alexis Durand Brault, trajton një dramë sportive rreth kampiones së çiklizmit, e cila sakrifikon çdo gjë për hir të famës dhe rreth rënies së saj kur zbulohet se kishte marrë drogë.  (Kosova Sot)