Mos ma shitni shtëpinë!

  • 02 September 2015 - 11:07
Mos ma shitni shtëpinë!

Papritmas, shtëpia filloi të mbushej me erën e një parfumi të shtrenjtë. Sapo e ndjeu atë erë, Marku u zbeh si xhenaze

Jeta dukej e përkryer për Markun, kur ky i ve e çoi nusen e tij të re, Lisa, në shtëpinë dykatëshe, të cilën e kishte ndërtuar për gruan e parë, që më pas i kishte vdekur. Gjërat shkuan si mos më mirë për një vit. Kur mësoi se Lisa pritej të lindte binjakë, gëzimi i Markut s’kishte të sosur. Ata mendonin se shtëpia do të ishte e vogël edhe për dy anëtarë të tjerë, të rinj, të familjes, prandaj e nxorën atë në shitje, duke kërkuar një shtëpi më të madhe. Këtu edhe filluan problemet.

Papritmas, shtëpia filloi të mbushej me erën e një parfumi të shtrenjtë. Sapo e ndjeu atë erë, Marku u zbeh si xhenaze. Ai i tha Lisa-s se ajo ishte aroma e parfumit të gruas së tij të parë. Më pas, mobiliet, vendin e të cilave e kishte ndërruar Lisa, filluan të ktheheshin në vendin e tyre origjinal, si i donte gruaja tanimë e vdekur. Librat e Markut u renditën në bazë të alfabetit, ashtu si i rendiste gruaja e tij e parë, e jo në bazë të zhanreve, si preferonte Lisa. Çdo gjë ishte e qartë – shpirti i gruas së parë të Markut ishte kthyer në shtëpi. Por, pse tani, gati një vit pasi që Marku ishte rimartuar?

Një pasdite, Lisa ishte në bodrum duke larë rrobat, derisa Marku ishte jashtë, para shtëpisë, duke e diskutuar shitjen e saj me avokatin. Ata sapo kishin marrë një ofertë të volitshme për shtëpinë dhe kishin vendosur ta pranonin atë. Kur Lisa mbaroi zbrazjen e lavatriqes dhe u nis për të shkuar lart, në kuzhinë, ajo pa figurën e një gruaje, duke qëndruar pezull, në ajër.

 “Kjo është shtëpia ime. Mos ma shitni shtëpinë”!, kishte thënë gruaja e re, e më pas fytyra e saj e bukur ishte transformuar nga zemërimi. Ajo e goditi me grusht Lisa-n. Lisa bërtiti, lëshoi rrobat në tokë dhe ia doli që të dilte nga bodrumi, duke mbyllur derën me çelës. Ajo u ul për të marrë frymë dhe për t’u qetësuar. Kur, papritmas filluan të dëgjoheshin trokitje të forta në derën e bodrumit.

“Mos ma shitni shtëpinë”, vazhdonte të thërriste fantazma. “Nëse e shitni këtë shtëpi, atëherë diçka e keqe do t’i ndodhë familjes tuaj”! Me t’u larguar avokati i patundshmërive, zhurmat në bodrum u qetësuan.

Kur Lisa e përshkroi fantazmën që e kishte takuar, Marku e njohu gruan e tij të parë. Atij i kishte dalë mendsh që gruas së parë i kishte premtuar se kurrë nuk do ta shiste shtëpinë. Marku dhe Lisa u përpoqën që ta qetësonin fantazmën, duke sjellë një prift, për t’i bëtë disa lutje në shtëpi. Por, shtëpia vazhdonte që të mbushej me fantazma. Lisa kishte frikë për binjakët, të cilët ende nuk i kishte lindur. Pas shumë diskutimeve, Mark dhe Lisa vendosën ta injoronin vërejtjen e fantazmës dhe ta shisnin shtëpinë.
Natën kur ata dolën nga shtëpia e vjetër, Lisa-n e rroku një dhembje e madhe në bark. Marku e çoi me vrap në spital, ku ajo lindi dy binjakët para kohe. Rrugës për në shtëpi, Marku bëri ndeshje me një kamion dhe mbeti i vdekur në vend. Lisa në atë kohë gjendej në spital. Ajo nuk tha asgjë, por vetëm filloi të bërtiste. Ajo e pa fantazmën duke qëndruar pezull para saj! Shumë shpejt vdiq nga aneurizma në tru.

Marku dhe Lisa u përpoqën që ta qetësonin fantazmën, duke sjellë një prift, për t’i bërë disa lutje në shtëpi. Por, shtëpia vazhdonte që të mbushej me fantazma