Shtëpitë, të cilat janë të pushtuara nga fantazmat e të famshmëve

  • 02 September 2015 - 13:54
Shtëpitë, të cilat janë të pushtuara nga fantazmat e të famshmëve

Zakonisht, personat e famshëm jetojnë një jetë shumë të mirë dhe luksoze, andaj edhe kur vjen koha që ata të ndahen nga kjo jetë, e kanë të vështirë të largohen në tërësi. Më poshtë kemi ofruar disa nga tregimet më tronditëse për shtëpitë e pushtuara nga personat e famshëm.

Shtëpia e Marilyn Monroe-s

Image

 

Ndoshta vdekja e hershme e Marilyn Monroe-s është arsyeja pse ajo vazhdon të shfaqët nëpër disa pjesë të Hollivudit, ku ajo nuk kishte përfunduar punën e saj. Prezenca e saj është vërejtur disa herë në shtëpinë, ku ajo kishte bërë vetëvrasje në Los Anxhelos në vitin 1962.

Është raportuar që ajo është shfaqur edhe në hotelin ‘Hollywood Roosevelt’, ku ajo kishte qëndruar shpesh gjatë viteve të ‘50-ta. Ajo preferonte dhomën 246, e cila kishte pamje nga pishina dhe teksa një ditë një punëtore e hotelit ishte duke pastruar pasqyrën, e cila gjendej në këtë dhomë, papritmas ishte shfaqur figura e një femre bionde. Stafi i hotelit e ka vendosur këtë pasqyrë në hollin e hotelit, kështu që të gjithë të kenë mundësi të shohin figurën e Monroe-s. Fantazma e saj është shfaqur edhe në një dhomë afër vendit, ku ajo është varrosur dhe pikërisht kjo dhomë është shitur për 4.6 milionë dollarë, pasi që ishte bërë e ditur që ishte paraqitur fantazma e Monroe-s në të.

 

Shtëpia e Virginia Hill-t (vendi ku ishte vrarë gangsteri Bugsy Siegel)

Image

 

Në mbrëmjen e 20 qershorit të vitit 1947, gangsteri Bugsy Siegel ishte ulur për të lexuar gazetën ‘the LA Times’ në shtëpinë e së dashurës së tij, Virginia Hill, kur një sulmues i panjohur kishte shtënë në të nëntë plumba, dy prej të cilëve e kishin qëlluar në kokë, për ta lënë të vdekur. Siegel ka qenë i njohur për hapjen e hotelit ‘Flamingo’ dhe kazinosë brenda këtij hoteli, e cila është kazino më e vjetër në Las Vegas. Pas vdekjes së tij është raportuar shumë shpesh për shfaqjen e fantazmës së tij në shtëpinë e Virgina Hill-it, mirëpo ai është paraqitur shumë shpesh edhe në hotelin, nga i cili është bërë i njohur.

 

 

Shtëpia e George Reeves-it

Image

 

A e kishte vrarë veten George Reeves, duke e qëlluar me një plumb në kokë, apo kishte diçka shumë më të komplikuar, që kishte shkaktuar vdekjen e tij? Reeves, i cili është bërë i njohur për rolin e ‘Superman-it’, të cilin e ka luajtur në filmin e viteve të ‘50-ta ‘Adventures of Superman’ kishte vdekur më 16 qershor 1959 në shtëpinë e tij, vetëm disa ditë para se të martohej me Leonore Lemmon. Në mbrëmjen, kur kishte vdekur, thuhet se ai kishte pasur një diskutim të ashpër me Lemmon-in dhe më pas i dëshpëruar ishte ngjitur në dhomën e tij nga ku ishte dëgjuar e shtëna e armës. Ndonëse thuhet që Reeves e kishte vrarë veten, shumë njerëz mendojnë që dikush tjetër ishte i implikuar në vrasje, për shkak të disa gjetjeve të çuditshme në vendin e krimit.

Pas vdekjes së tij është raportuar që në atë shtëpi dëgjohen zëra të çuditshëm, objektet lëvizin vetë dhe kundërmon erë baruti. Qentë nuk futen në atë shtëpi, ndërsa është raportuar që Reeves shfaqet shumë shpesh afër krevatit të tij, i veshur në rrobat e ‘Superman’-it.

 

‘Shtëpia e madhe’

Image

 

Objekti i njohur vetëm si ‘shtëpia e madhe’ për momentin është pronë e producentit të muzikës Rick Rubin, i cili e përdor këtë shtëpi si studio muzikore, ku ai ka punuar me grupe të ndryshme të muzikës si ‘Red Hot Chili Peppers’, ‘Audioslave’, ‘the Mars Volta’, ‘Slipknot’ dhe ‘Linkin Park’.

Besohet që shtëpia është e pushtuar që prej vitit 1918, kur djali i pronarit të atëhershëm e kishte shtyrë të dashurën e tij nga ballkoni. Shtëpia e sotme është ndërtuar në vendin e njëjtë me shtëpinë e asaj kohe, e cila ishte djegur në vitet e ‘50-ta. Shtëpia e rindërtuar është përdorur si studio muzikore nga artistët e famshëm, si: Mick Jagger, Jimi Hendrix, David Bowie dhe ‘The Beatles’.

Artistët, të cilët kanë qëndruar në këtë shtëpi, kanë raportuar për dukuri të çuditshme si hapja e dyerve kur kanë qenë të mbyllura me dry, dëgjimi i zërave të çuditshëm dhe shumë dukuri të tjera të çuditshme.