Në ‘Google Map’ shihen ndërtesat në planetin Mars

  • 02 September 2015 - 15:44
Në ‘Google Map’ shihen ndërtesat në planetin Mars

 “Vëmendje, në këtë fotografi mund të vërehen ndërtesa dhe hijet përshtaten me ndërtesat. Kjo është një provë e sigurt që këto struktura në Mars janë reale,” ka thënë Scott Waring, autori i ‘UFO Sightings Daily’.

Ai më pas ka shtuar: “Kam qenë duke shikuar në internet në hartën e planetit Mars, kur kam hasur në këtë gjë shumë të pazakontë. Ashtu siç mund të shihet në fotografi, ekziston një lloj ndërtimi, i cili është mjaftueshëm i ndriçuar sa për të na ofruar një pamje të qartë. Si dëshmi për ato që po them, mund të konsiderohet edhe videoja, e cila është realizuar në planetin Mars, ku fare qartë mund të shihen këto forma të ngritura në sipërfaqe”.