‘Pashë një fantazmë’ Ja tre përgjigje shkencore për këtë fenomen

  • 10 October 2018 - 10:29
‘Pashë një fantazmë’ Ja tre përgjigje shkencore për këtë fenomen

Nga fantazmat tek shtrigat dhe magjistarët, Hallouini është një periudhë e vitit kur njerëzit bëhen bashkë për të kremtuar çdo gjë mbinatyrore. Por përtej veshjeve të frikshme, besimi tek ekzistenca e fantazmave është në fakt diçka relativisht e zakonshme, 38 % të njerëzve që e klasifikojnë veten si besimtarë dhe një numër të ngjashëm, që faktikisht ka pretenduar të ketë parë diçka të tillë. Termi ‘fantazëm’ i referohet idesë se shpirtrat e vdekur të njeriut dhe kafshëve ndikojnë botën tonë fizike, shkruan standard.al.Dhe ideja e një përndjekje shpesh mund të përfshijë çdo gjë nga ndjesia e një pranie të mbinatyrshme, apo objektet që lëvizin, deri tek aktiviteti i shpirtrave. Por në një botë të mbushur me shkencë dhe arsye, këto ‘përndjekje’ shpesh mund të hidhen poshtë nga një shpjegim shumë i thjeshtë. Pra, lënë mënjanë Hallouinin, ekzistojnë tri shpjegime shkencore dhe psikologjike për përndjekjet, shpirtrat, zërat e çuditshëm dhe të gjitha gjërat e mbinatyrshme edhe pse duhet theksuar se shumë pyetje të rëndësishme mbeten ende pa përgjigj.

1. Sepse ju kam thënë unë kështu

Përpjekjet për të shpjeguar përndjekjen nga fantazmat, zbulojnë shpesh disa faktorë psikologjike si p.sh sugjestionimi- kështu nëse ju thuhet se një vend është i pushtuar nga shpirtrat, kjo ka më shumë gjasa t’iu çojë në një sjellje të ndryshme. Në një studim klasik, pjesëmarrësit vizituan pesë zonat kryesore të një teatri të vjetër, para se t’i nënshtroheshin një pyetësori për të vlerësuar ndjenjat dhe perceptimet e tyre.

Para udhëtimit, njërit grup iu tha se vendi ishte i pushtuar nga shpirtrat, ndërsa grupi tjetër informua se ndërtesa ishte nën rikonstruksion. Siç mund të pritej, pjesëmarrësve që iu tha se vendi qe i pushtuar nga fantazmat përjetuan përvojat më të forta të ngjashme me ngjarjet paranormale. Sugjestionimi verbal tregoi edhe ndikim në rritjen e perceptimeve paranormale sikurse dëshmohet nga kërkimet mbi fenomenet gjatë seancave të mediumit, dukurisë paranormale të përkuljes së objekteve metalike, dhe leximit të mendjes sidomos kur sugjestioni është në përputhje me besimet ekzistuese të paranormales, shkruan standard.al. Por, kërkimet në mjediset e botës reale, kanë dhënë rezultate kontradiktore. Një studim mbi një fantazmë të supozuar në Hampton Court, gjeti se sugjestioni nuk pati asnjë efekt mbi pritshmëritë e pjesëmarrësve për përjetimin e fenomeneve të pazakonta, apo prirjen e tyre për t’ia atribuuar fantazmave dukurinë e pazakontë. Pra, është e drejtë të thuhet që efektet e sugjestionit ndryshojnë në varësi të bindjeve të një personi. Dhe sigurisht, besimtarët e paranormales janë të prirur të besojnë fenomenet e pretenduara paranormale – ndërsa skeptikët do të mohojnë ekzistencën e saj.

2. Fushat elektromagnetike dhe tingujt drithërues

Shpjegime të tjera i mëshojnë faktorëve mjedisorë, si fushat elektromagnetike dhe infratingujt. Neuroshkencëtari kanadez Majkëll Persinxher, vërtetoi se përdorimi i fushave të ndryshme elektromagnetike mbi lobet temporale të trurit, mund të prodhojë përvoja të përndjekjes – si p.sh perceptimi i një pranie, ndjesinë e pranisë së Zotit ose sikur jeni duke u prekur nga diçka e mbinatyrshme. Dhe kjo është vënë në re tek zonat më të lidhura me përndjekjet – si p.sh në Hampton Court – të cilat zotërojnë fushat magnetike të çrregullta, shkruan standard.al. Ngjashëm, infratingujt- frekuenca audio nën rangun e dëgjimit të njeriut – mendohet gjithashtu të jenë në gjendje të shpjegojnë fenomene të tilla. Disa studime i kanë lidhur infratingujt me ndjesitë e çuditshme. Në një shembull, një pjesë muzikore bashkëkohore e luajtur live u përzie me infrartinguj, dhe publikut iu kërkua më pas të përshkruajë reagimet e tij ndaj muzikës. U raportuan përvojat më të pazakonta, kur qenë të pranishme infratingujt – të dridhura poshtë shpinës, ndjenjat e nervorzizmit, valët e frikës, ankthit apo emocione të dhimbshme.

3. Haluçinacionet toksike

Perceptimet “supernatyrale” mund të lindin nga reagimet ndaj substancave toksike – të tilla si monoksidi i karbonit, formaldehidi dhe pesticidi. Është sugjeruar ndërkohë se kërpudhat haluçinante – të shkaktuara nga myku toksik – mund të stimulojnë perceptimet e lidhur me përndjekjen nga prani të mbinatyrshme. Shein Roxhers dhe ekipi i tij nga Universiteti Klarkson në SHBA, vërejtën ngjashmëri midis përvojave paranormale dhe efekteve haluçinogjene të sporeve kërpudhore.

Kjo mund të shpjegojë faktin pse raportimet e shikimit të fantazmave, ndodhin më shpesh tek ndërtesat e vjetra, me një ventilim të papërshtatshëm dhe cilësi të dobët të ajrit. Ky koncept nuk është i ri, dhe ekspertët kanë raportuar edhe më parë një efekt të ngjashëm lidhur me librat e vjetër. Ata pretendojnë se vetëm ekspozimi ndaj mykut toksik, mund të shkaktojnë simptoma të rënda mendore ose neurologjike, të cilat krijojnë perceptimet të ngjashme me ato të raportuara gjatë përvojave të përndjekjes nga fenomene të mbinatyrshme.

(Kosova Sot)