Shihen UFO mbi qiellin e ishullit Skiros

  • 03 September 2015 - 09:42
Shihen UFO mbi qiellin e ishullit Skiros

Të paktën 20 dëshmitarë kanë parë disa UFO nga plazhi në ishullin Skiros të Greqisë. Njëri nga ta bëri edhe disa incizime para se objektet të largoheshin. Thuhet se videoja, e cila u postua në “YouTube”, është bërë nga përdoruesi me emrin “DisclosureNow – Greece” pas orës 01:00 të natës, dmth në fillim të ditës së martë, transmeton Kosova Sot Online.

Në video shihen 5 objekte fluturuese të paidentifikuara, që fluturojnë paralelisht. Dëshmitarët i panë objektet për rreth 1 minutë, kur objektet papritmas u zhdukën në qiell. Dëshmitari që ka bërë video incizimet, thotë se, të nesërmen, kishin biseduar me Portin e Skirosit, ku zyrtarët kishin thënë se ishin në dijeni për këtë ngjarje. Ata i kishte njoftuar dikush tjetër, por kur kishin shkuar në “vendin e ngjarjes”, nuk kishin parë asgjë.

Dorën në zemër, në video nuk shihet shumëçka, por nëse mund t’i besojmë dëshmitarit, dritat që ndizeshin dhe fikeshin, duhet të kenë qenë të mrekullueshme. (Kosova Sot)