Gruaja e vdekur i del live në televizion

  • 15 October 2018 - 08:53
Gruaja e vdekur i del live në televizion

Një bashkëshort mbeti i shokuar kur gruaja e tij e vdekur u shfaq në një program popullor televiziv.

Ai kishte menduar se e kishte varrosur gruan pasi ajo u vra në një aksident rrugor.

Mjekët i kishin thënë Abragh Mohamed se e shoqja kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda.

Ngjarja ndodhi në Kasablanka të Marokut.

Gruaja u shfaq në një program televiziv që synon të bashkojë njerëzit e humbur me familjarët e tyre.

Ajo më pas i telefonoi të shoqit.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, ndoshta varrosëm një trup tjetër”, tha Mohamed për mediat.

Tani po ngrihen pikëpyetje se çfarë ka ndodhur dhe përse asaj iu deshën dy vite për të vendosur kontakte me familjen.

Një teori është se ajo ka humbur kujtesën.

I shoqi e kishte varrosur të shoqen me qefin dhe brenda në arkivol, pa e parë.

(Kosova Sot)