Rusët gjejnë një “bombë të madhe nëntokësore”

  • 03 September 2015 - 15:52
Rusët gjejnë një “bombë të madhe nëntokësore”

Shkencëtarët rusë zbuluan atë që është quajtur arma më e fuqishme e shkatërrimit në masë. Udhëheqësi i shkencëtarëve tha se kurrë në jetë nuk kishte parë një forcë aq të madhe shkatërrimtare, të përqendruar në një vend. Se çfarë janë mediet botërore tregon më së miri fakti se asnjë medie e madhe nuk ka dhënë lajmin në fjalë. Shkencëtarët rusë thonë ta kenë gjetur një sasi tepër të madhe të metanit, i cili është 20 herë më i fuqishëm sesa dyoksidi i karbonit, i cili është duke dalë në sipërfaqe të Oqeanit Arktik.

“Shkalla dhe vëllimi i lirimit të metanit ka mahnitur kreun e kërkuesve rusë, të cilët tash e njëzet vjet ishin duke përcjellë ndodhitë në këtë rajon”, bën të ditur “Independent”, gazetë e cila ka bërë një intervistë ekskluzive me Igor Semiletovin nga Qendra ndërkombëtare kërkimore arktike në Universitetin “Alaska Fairbanks”, i cili udhëhoqi këtë ekspeditë ruse-amerikane.