FBI-ja pranon ekzistimin e jashtëtokësorëve

  • 17 October 2018 - 11:14
FBI-ja pranon ekzistimin e jashtëtokësorëve

FBI-ja pranon ekzistimin e jashtëtokësorëve

F BI-ja përfundimisht ka pranuar se alienët nga dimensionet e tjera, e kanë vizituar Tokën. Në disa dokumente mahnitëse, të sapo bëra publike, bëhet e ditur se FBI-ja kishte njohuri rreth këtyre vizitave dhe ishte në dijeni rreth ekzistimit të alienëve. , raporton Gazeta Kosova Sot

Ky pranim përfundimisht ia ka ofruar botës paranormale përgjigjen që e ka pritur tash e një kohë të gjatë. Pasi që u bënë publike disa dokumente të FBI-së, doli në dritë edhe një raport i shkruar nga një agjent special i FBI-së në vitin 1947. Agjenti special i FBI-së, i cili ishte me profesion lejtënant kolonel, identiteti i të cilit mbetet i panjohur për shkaqe të sigurisë kombëtare, kishte mbledhur një numër të madh të dhë- nash rreth fenomenit të UFO-ve, pasi që e kishte studiuar këtë fushë me vite të tëra.

Sipas këtyre raporteve, del se lëre më që na kanë vizituar banorë nga planetët e tjerë, por disa prej tyre ishin edhe nga dimensione të tjera. Aty thuhej se këto krijesa ishin të ngjashme me njerëzit, por shumë më të mëdha dhe se misioni i tyre ishte paqësor. 

(Kosova Sot)