Ngjarjet nga jeta reale, që janë më të tmerrshme sesa filmat triler (2)

  • 04 September 2015 - 16:44
Ngjarjet nga jeta reale, që janë më të tmerrshme sesa filmat triler (2)

Vdekja misterioze e ekuipazhit të anijes

Në vitin 1948 në brigjet e Indonezisë ishin dëgjuar thirrje nga anija “SS Ourang”, ku dëgjohej një zë duke thënë: “Të gjithë oficerët, duke përfshirë edhe kapitenin, kanë vdekur. Me gjasë i gjithë ekuipazhi ka vdekur...".

Një anije e afërt së shpejti mori edhe mesazhin, në kodin Morze, ku thuhej: "Jam duke vdekur". Kur anija tjetër shkoi për ta kontrolluar anijen nga e cila vinin thirrjet, u pa se i tërë ekuipazhi me të vërtetë kishin vdekur, me sy hapur, me shikim të drejtuar kah qiellit, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

ImageBanori sekret

 Një japonez vendosi kamerën e sigurisë në shtëpinë e tij, meqë dyshonte se ndokush vidhte ushqim nga kuzhina e tij. Ai mendonte se ishte ndonjë kafshë, por kur pa xhirimet, ai u tmerrua kur pa një grua duke dalë nga ormani i tij dhe duke ngrënë ushqim në kuzhinë, e disa ditë bënte edhe dush. Më pas u konstatua se gruaja kishte jetuar fshehurazi në shtëpinë e atij njeriu për një vit të tërë.

Image

I dënuari misterioz

Në vitin 1669, mbreti Louis XIV futi një njeri në burg pa e gjykuar fare. Njeriu ishte detyruar që gjatë tërë kohës ta bartte një maskë nga eshtrat e balenës. Askush nuk e di se çka kishte bërë ai njeri, e as nuk është marrë kurrë vesh identiteti i atij njeriu. Por, duke u bazuar në dënimin që mori, mund të supozohet se vepra e tij kishte qenë shumë e keqe.

Image

Ëndrra profetike e Lincolnit

Para 15 prillit të vitit 1865, ditës kur u vra presidenti amerikan Abraham Lincoln, vetë ai kishte parë një ëndërr, e cila më pas ishte vlerësuar si profetike.

Në ëndrrën e tij, Lincoln pa një ushtar, i cili rrinte mbi një arkivol. Kur ai e pyeti kush ishte njeriu që kishte vdekur, që gjendej në arkivol, ushtari u përgjigj: “Presidenti”.

Image

(Kosova Sot)