Një UFO armiqësor xhirohet nga një udhëtar holandez

  • 04 September 2015 - 21:22
Një UFO armiqësor xhirohet nga një udhëtar holandez

Një udhëtar holandez, i cili ishte duke “fluturuar” me avion, kishte filluar të incizonte pamjet nga dritarja e avionit, meqë ishte adhurues i madh i natyrës dhe i pëlqenin pamjet nga ajo lartësi e madhe. Por, për habinë e tij, derisa ishte duke incizuar në bordin e avionit “Ryanair”, afër Eidhovenit të Holandës, rrugës për në Spanjë, ai pa një UFO. Ai e pa UFO-n rreth katër minuta pasi që kishte filluar me incizim. Pas paraqitjes së UFO-s motorët e avionit filluan që të bënin një zhurmë më të madhe, gjë që e bëri njeriun të mendonte se UFO-ja ishte duke e rrezikuar avionin. Këtë me gjasë e vërejtën edhe udhëtarët e tjerë, meqë në avion u krijua një panik i vërtetë. Por, nuk vonoi e piloti bëri një manovër të shpejtë, duke i ikur UFO-s. Më pas çdo gjë u kthye në normalitet.

(Kosova Sot)