Rusia “ringjallë” mamutët

  • 04 September 2015 - 22:02
Rusia “ringjallë” mamutët

Shkencëtarët në Siberi kanë bërë një laborator dedikuar qëllimit të klonimit të një mamuti, nga ADN-ja e tij antike. I lokalizuar në Jakutsk, në qytetin më të ftohtë në botë, laboratori i ri do të përqendrohet në lokalizimin e qelizave të gjalla brenda mbetjeve të ruajtura të këtyre bishave parahistorike, me qëllim të krijimit të kafshëve të klonuara. Qëllimi është që të klonohet një mamut i leshtë, një “kushëri” i madh parahistorik i elefantit modern, për të cilin mendohet se është zhdukur rreth 10,000 vjet më parë. Në këtë projekt do të kyçen edhe Instituti gjenomik i Pekinit dhe kompania “Sooam Biotech” e Koresë Jugore, e cila ka arritur përparime të dukshme në klonimin e qenve.
"Me qëllim të klonimit të një mamuti, tri palët kanë nënshkruar një marrëveshje të bashkëpunimit, e cila do të mund ta bënte realitet ëndrrën tonë”, thotë Semyon Grigorev, drejtor i Muzeut të mamutëve në Jakutsk.

(Kosova Sot)