Hoteli i mallkuar, ëndërr e fansave të Harry Potterit

  • 05 September 2015 - 09:29
Hoteli i mallkuar, ëndërr e fansave të Harry Potterit

 Magjistarët dhe shtrigat duhet të gëzohen. Në Londër është hapur një hotel i ri me temë nga filmat e Harry Potterit.

Hoteli me emrin "The Georgian House" është ndërtuar në stilin gotik, e në dhomë gjenden shtretër të modeleve të vjetra, libra me magji, e edhe shishe me pije magjike. Edhe pse hoteli iu dedikohet pik së pari familjeve, Serena von de Hajde, njëra nga pronaret, thotë se ky hotel më së shumti joshë çiftet e reja të cilat janë rritur duke lexuar dhe shikuar librat, respektivisht filmat e Harry Potterit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

- Unë jam e kënaqur nga numri i të rinjve që vijnë në hotelin tonë. Me gjasë i joshë nostalgjia nga fëmijëria e tyre – thotë Serena.

Mysafirët e këtij hoteli kanë mundësi që pa pagesë ta vizitojnë studion "Warner Bros", ku janë bërë filmat e famshëm.

A ka gjasa që ta takoni një fantazmë të vërtetë këtu? Shkoni dhe binduni vetë! 

(Kosoba Sot)