Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në oborr ndonjëherë (2)

  • 05 September 2015 - 11:38
Gjërat më të çuditshme që janë gjetur në oborr ndonjëherë (2)

Në mesin e “gjësendeve” më të çuditshme të gjetura ndonjëherë në oborr, është edhe një aktore e famshme. Shikoni cila

 

Skeleti indian 1000 vjet i vjetërImage

 

 

Në fillim të vitit, një pronar shtëpie në Salt Lejk Siti, Juta (SHBA), donte ta hapte një gropë në oborrin e tij, me qëllim të realizimit të një projekti, kur bëri një zbulim jo edhe aq të këndshëm. Ai gjeti eshtra njerëzish. Ai menjëherë e thirri policinë. Policia i dërgoi eshtrat për t’u ekzaminuar dhe, në fund, doli se ata nuk i takonin ndonjë vrasjeje të freskët, por ishin eshtrat e një indiano-amerikani, i cili kishte jetuar në Juta rreth 1000 vjet më parë.
Zyrtarët shtetërorë do të kontaktojnë me përfaqësuesit e fiseve indiane, për të parë a kanë ndonjë interesim sa i përket trashëgimisë kulturore, e më pas me gjasë do ta bëjnë rivarrimin e eshtrave në një vend tjetër.
 

Më shumë se 200 stoli antike

Image

 

Në vitin 2007, një njeri i njohur me emrin Andreas K., nga qyteti austriak Viener Nojshtat, ishte duke rrëmihur në oborrin e tij. Si duket, kjo ishte dita më me fat në jetën e tij, meqë gjeti më pas më shumë se 200 unaza, byzylykë, rripa me ornamente, si dhe stoli dhe fragmente të tjera stolish. Besohet se stolitë janë rreth 650 vjet të vjetra dhe ato kishin grumbulluar aq shumë dhe, sa që nuk mund të shihej thuajse aspak forma e tyre. Në fillim, njeriu nuk dinte se ato ishin stoli aq të vjetra, derisa një gjë të tillë nuk ia thanë disa miq të tij, të cilët kishin bërë disa kërkime në internet. Ai atëherë i dorëzoi stolitë për vlerësim në BDA (Agjencinë austriake të monumenteve), nga ku mori shpjegimin se zbulimi ishte me të vërtetë “përrallor.

Për çudi, ai nuk shprehi asnjë interesim për kompensim në të holla për zbulimin që kishte bërë, por vetëm kërkoi që zbulimet të vendoseshin në një muze, gjë që edhe u bë.

Fotoarkiva: lit: feka6
 

 

Bombat nga Lufta II BotëroreImage

Ndërtimtarët në Orlando, Florida, si duket nuk e kanë pastruar mirë terrenin, para se të ndërtonin ndërtesa të larta. Me mijëra shtëpi dhe banesa janë gjetur në një fushë e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte bombarduar me të madhe. Kështu, në këtë zonë, në oborrin e disa shtëpive, janë gjetur disa “suvenirë” nga e kaluara – ca bomba ende të pashpërthyera.

Bomba e parë është zbuluar në vitin 1998 afër një shkolle të mesme. Që nga atëherë janë gjetur më shumë se 126 raketa dhe bomba, që të gjitha në pronë të shkollës. Disa, sikur që thamë, janë gjetur edhe në oborre të shtëpive. Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar seriozisht.

 

Lois Lane gjendet në oborrin e një shtëpie

Image

Si duket Supermeni kurrë nuk është aty kur kemi më së shumti nevojë për të. Në vitin 1996, aktorja 47 vjeçare Margot Kidder, e cila ka luajtur rolin e Lois Lane në serinë e Christopher Reeve-it rreth Supermanit gjatë viteve 1970/1980 ishte gjetur në oborrin e një shtëpie në Gllendejll, Kaliforni, pasi që kishte katër ditë që kishte humbur.

Sipas policisë, aktorja dukej “e frikësuar dhe paranoide” (mos u bëfsh që të ta vejnë diagnozën policët) dhe se kishte një “shqetësim evident mendor”. Kidder ishte gjetur e ulur galiç dhe në trup kishte rroba të ndyta. Kidder më pas ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.