Antikrishti së shpejti do të paraqitet në OKB!

  • 05 September 2015 - 16:30
Antikrishti së shpejti do të paraqitet në OKB!

Nëse mendoni se ajo më e keqja tani ka kaluar, atëherë gaboheni tepër rëndë. Njerëzit mirë të informuar thonë se, shumë shpejt, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të paraqitet askush tjetër, përveç vetë Antikrishtit personalisht. Thuhet se ai do të paraqitet në Asamblenë e Përgjithshme me rastin e miratimit të “Agenda 2030″ për qëndrueshmëri globale, apo thënë më shkurt formimi i Rendit të ri botëror, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mos harroni, sipas legjendës, Antikrishti do të admirohet nga shumë njerëz. Ai do të jetë orator i madh, do të thirret në një paqe të rreme dhe do të dalë me një zgjidhje të rreme për kaosin global, qoftë kur bëhet fjalë për luftërat, apo për krizën financiare. Nëse mendoni se papa është antikrishti, atëherë ekspertët thonë jo. Ai mund të jetë profeti i rremë, i cili megjithatë do të bashkohet me Antikrishtin dhe Shejtanin, për ta formuar trininë e rreme. (Kosova Sot)