Ylli i vogël ‘shqyen’ një planet të tërë në skaj të ‘Rrugës së Qumështit’

  • 07 November 2018 - 08:44
Ylli i vogël ‘shqyen’ një planet të tërë në skaj të ‘Rrugës së Qumështit’

Ndonëse mund të tingëllojë si ndonjë pjesë e skenarit të filmave triler, një yll i ndezur e ka shqyer një planet të tërë, që i ishte afruar pranë. Astronomët pretendojnë që kjo ngjarje unike ka ndodhur në grumbullin antik të yjeve, në skaj të Galaksisë sonë, Rruga e Qumështit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ata besojnë që një yll i vogël, i cili, me shumë gjasë, kishte mbetur pa energji nukleare, e ka shqyer një planet relativisht të vogël, i cili, gjatë orbitës, kishte kaluar fare pranë yllit.

Ata thonë që kur një yll mbeti pa ‘karburant’, atëherë ylli bëhet shumë ‘agresiv’, pasi që mëton të grumbullohet në vete, proces gjatë të cilit mund t’i dëmtojë edhe objektet qiellore që gjenden përreth e tij, e që në këtë rast viktimë ka qenë planeti në fjalë. 

(Kosova Sot)