Shkencëtarët: Viti më i errët i njerëzimit

  • 19 November 2018 - 16:33
Shkencëtarët: Viti më i errët i njerëzimit

Viti 536 konsiderohet si më i keqi në historinë e njerëzimit. Kështu, nuk është 1348 me shpërthimin e murtajës dhe as 1928 me epideminë e gripit spanjoll që vrau rreth 100 milionë njerëz në botë.

Sipas studiuesve dhe analizave të bëra së fundmi, rezulton se viti 536 i erës sonë, shënoi nisjen e një prej periudhave më të vështira të historisë njerëzore. Duket se klima pësoi ndryshime drastike dhe planeti u mbulua nga një re e dendur hiri dhe mjegullnaje që uli ndjeshëm temperaturat. Gjithashtu shpërthime të njëpasnjëshme vullkanesh, kryesisht në Islandë, por edhe në zona të tjera evorpiane përkeqësuan gjendjen duke shkaktuar një epokë varfërie, shkatërrim të të mbjellave dhe dëme të tjera.

Gjithashtu sipas historianit bizantin, Prokop, dielli u errësua dhe kishte ndriçimin e Hënës, uria dhe varfëria pllakosën kudo, dhe gjithçka u përkeqësua edhe me përhapjen e epidemisë së murtajës bubonike që shfarosi pothuajse gjysmën e popullsisë së perandorisë Romake të orientit. Të gjitha këto sollën një krizë ekonomike të paprecedentë në mbare Tokën, gjendje e cila zgjati jo pak, por një shekull.

Studimi është kryer nga profesorë të Universitetit Harvard dhe është publikuar në revistën shkencore “Science”.

(Kosova Sot)